Burimi:
Sarandanews.com
Foto © Sarandanews.com
Prefektja e Vlorës: Situata problematike nga moti në Delvinë, Finiq dhe Konispol
Në territorin e qarkut të Vlorës orët e fundit ka patur reshje të dobëta shiu, ndërsa vijon të ketë probleme në Delvinë, Finiq dhe Konsipol. Prefektja e qarkut të Vlorës, Evis Allushi tha sot për ATSH-në se “gjatë natës pati shkarje dherash në aksin Lukovë-Shën Vasil ku u ndërhy dhe aksi është i kalueshëm”. “Problematikat vazhdojnë të mbeten ato të bashkive Delvinë, Finiq dhe Konispol ku për shkak të shirave të ditës së djeshme kemi prezencë dherash në rrugët që lidhin disa fshatra. Dhe ditën e sotme do të vazhdojë puna për pastrimin e tyre”, tha Allushi. Sipas saj, problematike mbetet situata e një banese në fshatin Vllahat, ku rrezikohet për shkak të shkarjes së dheut. Prefektja Allushi bën të ditur se edhe për ditën...