“I kishte dokumentet gati”; Pekerman zbulon skenarin që e ndaloi Messin të luante për Spanjën

22 Nëntor 2025

11:35

Alfred Lleshi

Jose Pekerman, fituesi i trefishtë i Botërorit U-20 me Argjentinën dhe trajner i kombëtares së madhe bardhekaltër 2004-2006, rrëfeu në “Ole Summit 2025” se si e ndaloi Leo Messin të përfundonte te Spanja. Më 29 qershor 2004, Pekerman organizoi një miqësore për të siguruar që Messi të luante me Argjentinën.
Ai tregoi: “Në Spanjë e njihnim Messin nga një turne U-17, i zhvilluar në Finlandë. Trajnerët spanjollë thanë që, nëse do ta kishin atë djalë, do ta kishin fituar turneun. I thashë Tocalli se ai ishte lojtar i së ardhmes dhe një bekim, se dokumentet për të luajtur në Botërorin U-20 për Spanjën ishin gati, prandaj duhej të nxitojmë”.
Pekerman sqaroi se rregulli i FIFA-s thoshte që një lojtar, i cili luante për një ekip të rinjsh, nuk mund të luante me një tjetër kombëtare. Ai koordinoi miqësoren me Argjentinën kundër Paraguajit, ku Messi debutoi me Albiceleste dhe Argjentina fitoi 8-0, duke ia mbyllur rrugën për te Spanja. Pas kësaj, Messi ka bërë 196 paraqitje dhe shënuar 115 gola me Argjentinën, duke fituar edhe Botërorin 2022.