Burimi:
Sarandanews.com
Foto © Sarandanews.com
Çahen argjinaturat në Sarandë, përmbytje masive në Çukë, Konispol dhe Shalës! Shtëpitë nën ujë, ngordhin qindra bagëti, në terren Ushtria
Argjinaturat mbrojtëse në Saranda janë çarë gjatë natës si pasojë e reshjeve intensive të shiut dhe prurjeve të mëdha të ujit, duke shkaktuar një katastrofë të vërtetë në fshatrat Çukë, Konispol dhe Shalës. Siç shihet edhe nga pamjet, fushat janë të gjitha nën ujë dhe rrezikohen shtëpitë, ndërkohë që dëmi në bujqësi e blegtori është shumë i madh. Argjinaturat kanë çeduar duke u shkatërruar njëra pas tjetër dhe për pasojë përmbytjet e orëve të fundit kanë shkaktuar një situatë të pashembullt emergjence në jug të vendit. Zona të gjera nga Çuka e Sarandës, Metoqi dhe fushat e Konispolit janë kthyer në gjol. Agjencia online e jugut “Saranda Web” njofton se argjinatura e Bistricës në Çukë është çarë gjatë natës, duke shkaktuar një katastrofë të vërtetë...