Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Lewandowski drejt “Olimpit” të Barcelonës, vetëm 12 hapa larg historisë
Me tri sezone dhe tre muaj të sezonit të katërt, Robert Lewandowski po ngrihet gradualisht në historinë e Barcelonës. Kur mbërriti verën e vitit 2022 në Barcelonë, disa e krahasonin transferimin e tij me atë të Ronaldinho, për reputacionin dhe entuziazmin që solli. Tani, duke luajtur një rol më të dytësor, por të një rëndësie të madhe, ai është gati të hyjë në listën e golashënuesve më të mëdhenj të klubit blaugrana. Me 3 golat e fundit në La Liga në Balaídos, polaku arriti 108 gola, duke barazuar Luis Enrique. Para tij qëndrojnë Estanislao Basora (110), Hristo Stoichkov (117) dhe Josep Escolà (120), me polakun që synon të hyjë në “top 10”. Nëse arrin 120 gola, do të afrohet me Carles Rexach dhe Patrick Kluivert...