Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Humb vendin e titullarit te kombëtarja/ Asani shënon dy gola në Iran
Jasir Asani e çon në tetë numrin e golave të shënuar me Esteghlal, klub me të cilin u bashkua në verë. Edhe pse te Kombëtarja shqiptare ka humbur vendin e titullarit, Jasir Asani po vazhdon të shkëlqejë në kampionatin iranian. Sulmuesi shqiptar ishte protagonist absolut për Esteghlal, duke shënuar dy gola dhe duke i dhënë skuadrës së tij fitoren 2-1 ndaj Padyab në fazën e 1/16-ve të Kupës së Iranit. Padyab kaloi e para në avantazh që në minutën e 10-të me golin e Yousefit, por Esteghlal nuk u dorëzua. Asani mori përgjegjësinë në momente vendimtare, duke barazuar rezultatin në minutën e 89-të me një penallti të realizuar saktë dhe duke çuar ndeshjen në kohën shtesë. Në minutën e 102-të, sulmuesi shqiptar realizoi sërish, këtë...