Trajneri i Bërnlit jep informacion për Brojën: Ka dëmtim të lehtë, tani jemi më të qetë

Trajneri i Bërnlit jep informacion për Brojën: Ka dëmtim të lehtë, tani jemi më të qetë

Adriatik BALLA Armando Broja duket se ishte me fat këtë herën e fundit kur u dëmtua, pasi, edhe pse në pamje të parë u duk se pati një dëmtim të rëndë, ai nuk ka një shkallë dëmtimi të tillë që shfaq rrezik dhe brenda pak ditëve do të jetë në fushë për të luajtur. Ka qenë një ndrydhje e lehtë e kyçit, por është diçka kalimtare dhe këtë e konfirmoi vetë trajneri i Bërnlit në Angli, Skot Parker. Nga ana tjetër, duhet thënë se rikuperimi në kohë i Brojës mund të ndihmojë Silvinjon në planet e tij afatgjata për muajin mars, ku kemi në short Poloninë dhe nëse e kalojmë atë më 26 mars, në ndeshjen e dytë, atë të 31marsit do të ndeshemi me...