Adriatik BALLA
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flik, ka dhënë një përditësim mbi gjendjen fizike të disa prej lojtarëve kryesorë teksa ata kthehen në fushë kundër Athletic Club të shtunën pasdite. Kjo do të jetë ndeshja e tyre e parë në rikthimin në “Camp Nou”, me 45,400 tifozë të lejuar në stadium. Skuadra katalanase po pret rikthimin e disa yjeve nga dëmtimet, por surpriza ditëve para ndeshjes ishte mungesa e Markus Rashford. Flik shpjegoi në konferencën për shtyp se sulmuesi i huazuar nga Mançester Junajtid po vuante nga temperaturë e lartë. Ai gjithashtu konfirmoi se Rafinja mund të luajë minutat e tij të para që nga shtatori.
“Markus ka temperaturë dhe mungoi dje dhe sot, dhe dyshoj nëse do të jetë i gatshëm nesër, por lajmi i mirë është që Rafinja do të kthehet dhe do të shohim çfarë mund të japë nesër. Dhjetë, pesëmbëdhjetë minuta do të shohim, por është një hap i madh që ai është kthyer”, tha ai. Trajneri foli edhe për Lamine Jamal. “Ai ka punuar shumë këto dy javët e fundit, kjo është e vetmja gjë që mund të them. Nuk mund të them se është rikuperuar plotësisht, ai ka ngritje dhe ulje, por po e menaxhon mirë dhe po punon me stafin. Lamine është lojtari ynë dhe kujdesemi për të po aq sa federata”, vazhdoi ai. Flik nuk deshi të futej në një debat të mëtejshëm me trajnerin e Spanjës, Luis de la Fuente, i cili u shpreh publikisht i surprizuar nga veprimet e Barcelonës. “Tani jemi të fokusuar te klubi, kemi nëntë ndeshje përpara që duam t’i fitojmë dhe jemi të përqendruar në këtë. Ky është detyra jonë dhe nuk do të mendojmë për gjëra të tjera apo zhurma.
Nesër luajmë dhe jam i lumtur”, përfundoi ai. Pavarësisht raportimeve optimiste më herët këtë javë për rikthimin e mundshëm të Pedrit në stërvitje me grupin, lojtari nga Ishujt Kanarie vijoi të stërvitet veçmas të premten. Barcelona ndeshet me Çelsin në “Stamford Bridge” të martën. “Nuk e di nëse do të jetë gati për të martën. Po e marrim hap pas hapi. Nuk do t’i bëjmë presion, por jemi të kënaqur me progresin e tij”, nënvizoi ai. Blaugranat do të jenë pa Pedrin dhe Frenkie de Jong kundër Athletic Club, me holandezin që është i pezulluar. Mark Kasado pritet të startojë në mungesë të tyre. “E dimë si duam ta zëvendësojmë de Jongun, do ta shohim nesër. Frenkie, si Pedri, janë dy lojtarë të mëdhenj që na japin shumë siguri me topin, por duhet ta menaxhojmë këtë mungesë dhe mendoj se do të ia dalim mirë” Një lajm pozitiv që Flik konfirmoi ishte rikthimi i Joan Garcia, i cili do të startojë në “Camp Nou”.
Lajm i mirë për Barcelonën, trajneri Flik konfirmon kthime të lojtarëve të rëndësishëm
