Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Gjermani/ Dëmtohet Diaz, e konfirmon Bajerni i Mynihut
Bajerni i Mynihut mbetet favoriti kryesor për titull në Gjermani. Ndërkohë, para ndeshjes ndaj Freiburgut të shtunën në Bundesligë, trajneri i Bajernit të Mynihut, Vincent Kompany, e ka konfirmuar suspendimin e Luis Diazit. Diaz do të mungojë vetëm një ndeshje pas kartonit të kuq që e mori në fitoren 2:1 të bavarezëve ndaj Paris San Zhermen në Champions. Diaz kishte bërë ndërhyrje të ashpër në Achraf Hakimin, duke e lënë marokenin të lënduar rëndë. Kolumbiani nuk do të jetë i pranishëm për ndeshjen ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve. Në ndeshjen ku mbeti i lënduar futbollisti më i mirë afrikan për këtë vit, Hakimi, kolumbiani Diaz i realizoi dy gola. Megjithatë, Diaz do të luajë në duelin ndaj Freiburgut në elitën gjermane të shtunën. 28-vjeçari...