Norris siguron “pole position” mes shiut në Las Vegas, ndjek Verstappen, dobët Piastri, Hamilton i fundit

Norris siguron “pole position” mes shiut në Las Vegas, ndjek Verstappen, dobët Piastri, Hamilton i fundit

Piloti britanik i McLaren, Lando Norris, siguroi “pole position” në pistën e Las Vegas, ku zhvillohet gara e radhës së Botërorit të Formula 1. Ai dha kohën 1’47”934, duke qenë më i shpejti në pistën e lagur qytetase amerikane. Në vendin e dytë u rendit Max Verstappen me Red Bull, që kompleton kështu vijën e parë të nisjes. Në vendin e tretë u klasifikua spanjolli Carlos Sainz me Williams, ndërsa britaniku George Russell me Mercedes do ta nisë garën nga vendi i katërt. Provat e sotme zyrtare u zhvilluan në një pistë të lagur për shkak të shiut. Pilotët i nisën ato me gomat për pistë të lagur dhe i mbyllën me gomat e ndërmjetme, por për fat nuk pati incidente të mëdha që të...