Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Kosova drejt zgjedhjeve të 28 dhjetorit, KQZ cakton afatet zyrtare
Dymbëdhjetë ditë do të ketë fushatë zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit. Kështu është vendosur në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku mes tjerash janë përcaktuar edhe afatet për aktivitetet e tjera për organizimin e këtyre zgjedhjeve. Fushata do të fillojë më 17 dhjetor deri më 28 dhjetor, ditën kur do të votohet dhe njëkohësisht do të ketë heshtje zgjedhore. Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në KQZ, Arianit Elshani tha se afati i aplikimit të vëzhguesve fillon me datën 5 dhjetor dhe përfundon më 20 dhjetor. “Partitë politike të regjistruara të deklarohen për pjesëmarrje në zgjedhje përmes koalicioneve në periudhën kohore prej 24 nëntorit, deri më datën 30 nëntor. Periudha e aplikimit për certifikimin e subjekteve politike do...