Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Balluku/ Berisha, Meta, Ahmetaj e Veliaj, edhe Juda meriton gjykim të ndershëm!
Nga Lorenc Vangjeli Belatë e Rames kanë portrete të ndryshme. Bela është e rradhës. Rama, mbasi pa të rrëzoheshin njëri pas tjetrit Berishën e Metën në ingranazhet e drejtësisë, mbasi përballë i mbeti vetëm një opozitë me vaj qyqeje mbi çati, mbasi pa sesi drejtësia po i merrte ish-miqtë që i lëshonte më shumë prej hirit vetjak se pahirit të të tjerëve, sot është në mes të skenës, ende pa përgjigjen përfundimtare për pyetjen drithëruese që e bëjnë të gjithë: Çfarë do të bëjë me Belinda Ballukun? Fillimisht ishte një spirale hetimesh që përfshiu një numër të frikshëm të bashkëpunëtorëve më të rëndësishëm në varësi të zëvendëskryeministres së tij. Pastaj u bë fakt real sekreti publik që qarkullonte prej muajsh në Tiranë se mbi të...