Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Ekskluzive/ “Duhen dardanë gladiatorë”, Ademi komenton shortin, zbulon të vërtetën me Xhakën: Shqipëria shkon në Botëror (VIDEO)
Të bashkuar si kurrë më parë, Shqipëria dhe Kosova shkruan historinë duke shkuar së bashku në fazën “play-off” të një Botërori. Dardania dhuroi spektakël në fazën kualifikuese duke lënë pas ekipe “big” si Suedia. Të enjten, Kosova mësoi rivalët në fazën “play-off” ku në gjysmëfinale do të përballen me Sllovakinë, ndërsa në fazën finale me fituesin e çiftit Turqi-Rumani. Për të folur për Kosovën, zemrën e Shqipërisë, në “Sport News” i ftuar special ishte presidenti i Federatës së Futbollit në Kosovë, zoti Agim Ademi. President, e besoje se brenda kaq pak kohe Kosova mund të shkonte në “play-off” të një Botërori? Çfarë do të thotë për Kosovën kjo arritje?Vërtet ëndrra ka ekzistuar gjithmonë por duhen pjekur disa kushte. Ja erdhi momenti, ekipi në ditët e...