Lumi Shkumbin dëmton urën në fshatin Xhyrë, rreth 2500 banorë të bllokuar! Ministrja Koçiu në terren

Lumi Shkumbin dëmton urën në fshatin Xhyrë, rreth 2500 banorë të bllokuar! Ministrja Koçiu në terren

Në fshatin Xhyrë në Librazhd për të parë situatën e krijuar nga reshjet ka shkuar Ministrja e Brendshme Albana Koçiu. Koçiu ka parë nga afër situatën e shkaktuar nga reshjet e shiut, ndërsa Lumi Shkumbin ka dëmtuar një këmb të urës që lidh aksin Librazhd- Prrenjas me fshatin Xhyrë. Aktualisht qarkullimi në këtë fshat është i ndaluar, ndërsa të bllokuar janë rreth 2500 banorë.