Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Situatë kaotike në Borizanë/ Uji i përroit përmbyt zonën, banorët i vënë fajin gurores: I kanë bllokuar rrjedhën, na rrezikohet jeta
Banorët e fshatit Borizanë të Krujës janë ngritur sot në protestë për shkak të situatës kritike të 72 orëve të fundit ku rrethi i Krujës është përfshirë nga reshje intensive shiu duke shkaktuar kaos e përmbytje në disa zona. Në fshatin Borizanë, operojnë disa gurore, disa prej të cilave gjenden farë pranë banesave. Në rastin konkret një gurore, e cila ndodhet rreth 100 metra larg banesave, po ju shkakton banorëve mjaft dëme e shqetësime. Banorët shprehen se kjo gurore ka 20 vite që po iu shkatërron shtëpitë dhe pronat, pavarësisht se janë ankuar apo e kanë denoncuar disa herë në prokurori, polici e bashki. Madje disa prej banorëve janë në proces gjyqësor me kompaninë që zotëron guroren. Gurorja sipas tyre është në pronësi të Shpresiona...