Derbi i Madoninës ndez “Il Calcio” fundjavë spektakolare në SERIE A

Derbi i Madoninës ndez “Il Calcio” fundjavë spektakolare në SERIE A

Kjo fundjavë në kampionatin Italian do të jetë pak të thuash elektrizuese, sepse do të luhet një nga ndeshjet më të shumëpritura të vitit, DERBI I MILANOS. Nga “La Scala” e futbollit Italian, para 75 mijë spektatorëve dhe ekskluzivisht në Tring Sport 1, të dielën, në orën 20:45, dy superfuqitë lombarde do të sfidojnë njëra-tjetrën sërish. Këtë herë për javën e 12-të të Serie A që do të dhurojë emocione dhe adrenalinë. “Zikaltrit” dhe “Djajtë e Kuq”, dy rivalët e përjetshëm, të dy në garë për kreun e SERIE A, i pret një tjetër sfidë. Jo thjesht një sfidë, kjo është ndeshja që vlen gjithçka, është pasioni, janë ngjyrat e zemrës, është historia, është një qytet i ndarë në dy. Sepse, derbi është derbi, është...