VIDEO/ Polonia në short dhe Jasir Asani e feston me 2 gola dhe njëri nga distanca, nis “të qajë” në festim

VIDEO/ Polonia në short dhe Jasir Asani e feston me 2 gola dhe njëri nga distanca, nis “të qajë” në festim

Jasir Asani ka shënuar dy gola për Esteghalin në ditën e sotme. Pavarësisht se nuk po preferohet nga Silvinjo, me Esteghalin futbollisti shqiptar ndodhet në një super formë prej kohësh. Ai u aktivizua në pjesën e dytë pas udhëtimit dhe mungesës me ekipin për shkak të ndeshjeve të Shqipërisë. Në ditën e djeshme Polonia u mësua se do të ishte në gjysmëfinale ndaj Shqipërisë, një kundërshtar që Asani i shënoi nga distanca në të kaluarën. Kështu Asani e festoi shortin duke realizuar dy gola sot me Esteghlan, për të fituar 2-1 ndaj Padyab në ndeshjen e Kupës. Në fillim Asani shënoi nga penalltia dhe më pas me një goditje dënimi të devijuar, ndërsa topi shkoi në rrjetë. Në fund Asani dha spektakël edhe në festim...