Kombëtarja U-19 e vajzave nis të shtunën grumbullimin, trajnerja Kodra fton 20 futbolliste

Kombëtarja U-19 e vajzave nis të shtunën grumbullimin, trajnerja Kodra fton 20 futbolliste

21 Nëntor 2025 17:14 Telesport Kombëtarja shqiptare U-19 për vajza nis nesër grumbullimin dhe përgatitjet për sfidat e raundit të parë të Kampionatit Europian 2026. Shqipëria është shortuar në grupin B2 të Ligës B, së bashku me Sllovakinë, Lihtenshtejnin dhe Luksemburgun. Trajnerja Daniela Kodra do të debutojë në pankinën kuqezi të nën 19-vjeçareve në këtë turne. Ajo ka grumbulluar 20 lojtare për këto ndeshje të rëndësishme, me objektivin madhor për të ngjitur vajzat kuqezi në Ligën A për herë të parë. Baza e futbollisteve është kryesisht nga klube të kampionatit shqiptar, ndërsa 9 prej tyre aktivizohen në kampionatet jashtë vendit. Grupi kuqezi do të grumbullohet në Durrës. Ndeshja e parë e Shqipërise është ajo kundër Luksemburgut, të martën, më 25 nëntor 2025 në ora 14:00...