‘Ia hodhëm paq’, Trajneri i Bërnlit tregon situatën e Brojës: Kishte tronditje dhe frikë

‘Ia hodhëm paq’, Trajneri i Bërnlit tregon situatën e Brojës: Kishte tronditje dhe frikë

Armando Broja ia ka hedhur paq këtë radhë pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen kundër Anglisë, ku ai ndrydhi kaviljen dhe doli nga fusha në lot me barrelë. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, jo vetëm që ka rikuperuar nga dëmtimi i tij, por siç zbuloi trajneri i Bërnlit, Skot Parker, mund të jetë gati të luajë ndeshjen e fundjavës kundër Çelsit në kampionat. Broja qëndroi pak minuta në fushë dhe pas një rrëzimi ndrydhi kaviljen e tij, duke alarmuar këdo, pasi mendohej se mund të kishte pësuar një tjetër dëmtim të rëndë, siç ka ndodhur shpesh për fat të keq në vitet e fundit. Por trajneri Parker ka zbuluar se lojtari është stërvitur rregullisht këto ditë. “Ai është në rregull. Nuk është aq keq sa padyshim...