Video që e meriton një minutë kohë, shihni se çfarë Arbër Hoxha kundër Anglisë, ishte fenomenal

Video që e meriton një minutë kohë, shihni se çfarë Arbër Hoxha kundër Anglisë, ishte fenomenal

Arbër Hoxha ishte padyshim lojtari i ndeshjes kundër Anglisë. Futbollisti i Dinamo Zagreb po përjeton një formë fantastike te Dinamo e Zagrebit, teksa ka zhvilluar disa ndeshje të shkëlqyera me kroatët. Por jo vetëm me klubin, edhe me Kombëtaren, Arbër Hoxha po rikthehet në formën ideale, madje më të mirë sesa ajo e Europianit ku u përmend aq shumë. Vihet re edhe një rritje e madhe fizike e lojtarit që kundër Anglisë ka nxjerrë 70 minuta të një niveli shumë të lartë, ndryshe nga më parë, që nuk mund të luante dot kaq gjatë me një përformancë të tillë. Një video përmbledhëse e Arbër Hoxhës ndaj Anglisë që duhet vetëm shijuar… /Sport Ekspres/