Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Gareth Bale na lë pa fjalë! “Kundërshtari më i vështirë në karrierën time ka qenë…”
21 Nëntor 2025 16:02 Telesport Gareth Bale i ka befasuar të gjithë me deklaratën e tij të fundit. Uellsiani ka thënë se kundërshtari më i vështirë në karrierën e tij ka qenë Micah Richards, ish-mbrojtësi i djathtë i Manchester City. Ata janë përballur pesë herë, nga të cilat Gareth Bale vetëm një herë ka gjetur rrugën e rrjetës. Richards, i njohur për shpejtësinë dhe fizikun e tij, ka fituar dy herë titullin kampion. Ai e ndërpreu karrierën për shkak dëmtimesh. Bale më pas zgjodhi Cristiano Ronaldon si shokun e tij më të mirë të skuadrës, zgjedhje kjo e pritshme.