FSHF Sunday League/ Barrikada & Alpha CrossFit vijojnë dominimin në Grupin A, Dajti kryeson në Grupin B

FSHF Sunday League/ Barrikada & Alpha CrossFit vijojnë dominimin në Grupin A, Dajti kryeson në Grupin B

Është mbyllur java e 6-të e kampionatit amator “Sunday League 9×9”. Në grupin A, Barrikada dhe Alpha CrossFit vazhdojnë të jenë të pandalshme, duke regjistruar fitoren e gjashtë radhazi. Barrikada mundi Friends Team 4-0, ndërsa Alpha CrossFit 9×9 triumfoi ndaj FC Luminesen 2-1. Në ndeshjet e tjera të grupit A, Dymbëdhjeta mundi Immi 2-1, Three Lions 9×9 fitoi ndaj FC Confucius 3-0, FC Mallakastra mundi Happy Dent Center 2-1, Antigonean mposhti FC Messer 4-1, FC Tigres fitoi minimalisht 1-0 ndaj Tirana e Re dhe Futura Dent mundi FC Implant Swiss 3-2. Në grupin B, Dajti regjistroi fitoren e radhës, duke mundur Legjendat tt 4-1 dhe kryeson i vetëm me 16 pikë. Pas Dajtit, vendin e dytë e mban ATS, që këtë javë barazoi 1-1 me...