Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Sërish rrëshqitje dherash në aksin Qukës-Qafë Plloçë, bllokohet njëra prej korsive
Në segmentin e ri rrugor Qukës-Qafë Plloçë janë shfaqur sërish vështirësi, pasi për të disatën herë janë regjistruar rrëshqitje dherash. Rrëshqitja e fundit ka sjellë grumbullim të madh inertesh mbi asfalt, duke bllokuar njërën prej korsive. Firma përgjegjëse pritet të ndërhyjë për pastrimin dhe normalizimin e qarkullimit. Rruga, me një kosto rreth 260 milionë euro dhe me një periudhë ndërtimi që zgjati afro 14 vite, është prezantuar si një nyje e rëndësishme lidhëse midis lindjes dhe perëndimit të vendit por përsëritja e problemeve ka ngritur dyshime serioze mbi qëndrueshmërinë e saj.