Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
“E pse ta kemi frikë Shqipërinë”? Ish-kapiteni i Polonisë: Nuk e imagjinoj dot që të mos fitojmë
Në Poloni kanë mbetur të kënaqur me rezultatin e goglave për fazën “play off” të Kupës së Botës. Ish-kapiteni i bardhekuqve është shprehur se mund ta imagjinojë dot eliminimin nga Shqipëria. Jaçek Baku mendon se Polonia nuk duhet të frikësohet nga kuqezinjtë e Silvinjos, pavarësisht se këta të fundit do të përpiqen t’i vendosin në vështirësi. “A nuk duhet të fitojmë kundër Shqipërisë në shtëpi? Pa ekzagjerim. Pastaj kemi Suedinë ose Ukrainën… dhe mendoj se do të preferoja Suedinë. Ukrainën vetëm nëse ndeshja do të luhej në Poloni. Megjithatë, ia vlen të përmendet se nëse na duhet të shkojmë në Suedi, sigurisht që nuk do të jetë e lehtë. Suedezët do të duan të kompensojnë humbjen e tyre në finalen e ‘play-off’-it para kampionatit të...