Biografi i Lewandowski “plas bom*ën”: Ndikoi në shkarkimin e Ancelottit dhe Xavit si trajnerë

Biografi i Lewandowski “plas bom*ën”: Ndikoi në shkarkimin e Ancelottit dhe Xavit si trajnerë

21 Nëntor 2025 13:26 Alfred Lleshi Robert Lewandowski nuk e ka fshehur kurrë obsesionin për fitoren. Sipas gazetarit polak Sebastian Staszewski, autor i biografisë së tij, ky mentalitet shumë konkurrues ka ndikuar shpesh në vendimet e klubeve ku ka luajtur. Ai përshkruan një karakter dominues, në gjendje të ndikojë edhe pozicionin e trajnerëve. Në një intervistë për “Tribuna”, Staszewski shpjegon: “Ai ka një rregull: kush e ndihmon të fitojë është mik, kush e pengon bëhet armik. Nëse një trajner i kundërshton bindjet e tij, Lewandowski mendon se ka gjithmonë të drejtë”. Sipas tij, kjo qasje ndikoi edhe në largimin e Carlo Ancelottit nga Bayern Munich. I njëjti skenar, sipas gazetarit, u përsërit te Barcelona. I zhgënjyer nga rendimenti jo optimal me Xavin, polaku e ka...