Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Botërori 2026, gafa e FIFA-s ndez rrjetet sociale. CR7 e detyron të ndryshojë posterat zyrtarë
Rrjetet sociale nuk falin. FIFA publikoi disa postera promocionalë për Kupën e Botës së verës së ardhshme. Midis tyre ishte edhe ai që përfaqësonte kombëtaret e kualifikuara dhe lojtarët e tyre simbol. Messi, Mbappé dhe Haaland ishin në plan të parë, por harrimi i Cristiano Ronaldos nuk u prit aspak mirë. Sidomos jo nga miliona tifozë të yllit portugez në mbarë botën. Në poster ishin të gjithë…, përveç CR7. Në versionin e parë të publikuar nga FIFA, për vendet tashmë të kualifikuara ishin zgjedhur lojtarët kryesorë: Messi për Argjentinën, Mbappé për Francën, Kane për Anglinë, Haaland për Norvegjinë, por jo Ronaldo. Në vend të tij, FIFA kishte vendosur Bruno Fernandes, mesfushorin e Manchester United dhe një nga liderët e Portugalisë. Një zgjedhje që nuk u...