Flick joshet nga mundësia për ta trajnuar Messin: Pse jo? Megjithatë, nuk varet nga unë…

Flick joshet nga mundësia për ta trajnuar Messin: Pse jo? Megjithatë, nuk varet nga unë…

21 Nëntor 2025 13:41 Alfred Lleshi Hansi Flick analizoi situatën te Barcelona dhe ndeshjen ndaj Athletic. Ai konfirmoi se Rashford ka temperaturë dhe nuk është stërvitur dy ditë radhazi, ndërsa Raphinha është rikthyer dhe do ta nisë nga stoli. Lamine Yamal është mirë nga pubalgjia dhe, sipas Flick, “ka punuar shumë fort, e ka menaxhuar mirë gjendjen”. Trajneri u shpreh entuziast për rikthimin në “Camp Nou”, duke thënë se “Athletic është një rival shumë i mirë”. Pra, e konsideron test të vlefshëm për formën e ekipit të tij. Për çështjen e grumbullimeve, Flick theksoi se Barcelona dhe kombëtarja “kanë marrë vendimin e duhur” për Lamine dhe se lojtari është shumë i disiplinuar. Sa i përket Pedrit, rikthimi i tij mbetet i pasigurt: “Nuk e di...