Allegri rikthehet në derbi pas 12 vitesh, fokusi te mbrojtja për një Milan të hekurt

Allegri rikthehet në derbi pas 12 vitesh, fokusi te mbrojtja për një Milan të hekurt

21 Nëntor 2025 14:00 Alfred Lleshi Massimiliano Allegri rikthehet në pankinë në derbin e Milanos 12 vite pas humbjes 1-0 në dhjetor 2013, një episod që parapriu shkarkimin e tij brenda pak javësh. Gjatë pushimit (kualifikueseve të kombëtareve) ai përcaktoi formacionin për Interin. I vetmi dyshim mbetet krah i majtë (Bartesaghi duket favorit ndaj Estupinán). Për shkak të dëmtimit të Giménez, pas mbi 100 ditësh rikthehet dueti sulmues Pulisic–Leão. Prioritet i trajnerit kuqezi ka qenë mbrojtja. Mungesa e Rabiot e bëri linjën më të brishtë dhe Allegri ka punuar me Tomori–Pavlović–Gabbia si treshen titullare. Milani ende nuk ka pësuar gol nga goditjet ajrore këtë sezon, por kundër Interit (sulmi më i mirë në kampionat), rreziku rritet. Allegri ripërsëriti mekanizmat e sistemit miks “zonë–një kundër një”...