Liverpool me shumë mungesa, Slot: Tani nuk mendoj dot për titullin, të shohim në gjysmë të sezonit

Liverpool me shumë mungesa, Slot: Tani nuk mendoj dot për titullin, të shohim në gjysmë të sezonit

Conor Bradley dhe Florian Wirtz do të mungojnë në ndeshjen e Liverpool kundër Nottingham Forest këtë fundjavë. Një lajm që e konfirmoi sot trajneri i “reds”, Arne Slot, që tha se nuk ka shumë opsione në pozicionin e mbrojtësit të djathtë. Të dy kanë dëmtime muskujsh, me mbrojtësin e krahut Bradley që pritet të mungojë për tre javët e ardhshme, ndërsa Wirtz nuk pritet të mungojë për aq kohë. Jeremie Frimpong, lojtari tjetër i krahut të djathtë natyral i Slot, do të mungojë gjithashtu për dy ose tre javët e ardhshme. Dominik Szoboszlai mund të luajë në këtë pozicion, siç ka bërë ndonjëherë këtë sezon. “Szoboszlai po luan shumë mirë në çdo pozicion. Ai ka luajtur mirë si mbrojtës i krahut dhe si mesfushor. Curtis...