Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
“A duket më e drejtë?” Zambrotta e merr me shaka operacionin delikat në këmbë
Gianluca Zambrotta, ish-lojtari i Juventusit dhe Milanit, iu nënshtrua një operacioni dhe vendosi të ndajë gjithçka me ndjekësit e tij në Instagram. Kampioni i botës 2006 publikoi momentet nga shtrimi në spital deri te zgjimi pas ndërhyrjes, duke postuar edhe një foto ku shihet me këmbën e majtë të fashuar. Me humor, ai shkroi: “A duket më e drejtë?” Pra, duket se i merr me të qeshur rezultatet e para të operacionit për korrigjimin e “varizmit”, pra këmbëve të harkuara. Pas shakasë në rrjete sociale fshihet një arsye serioze, konsumimi i madh gjatë karrierës. Në podcastin “Passa dal Bsmt”, Zambrotta shpjegoi se është operuar tri herë në menisqet e brendshme dhe sot nuk i ka më as në të majtën, as në të djathtën. “Me...