Lajm i mirë/ Broja e la pas dëmtimin, pritet të grumbullohet për ndeshjen e fundjavës

Lajm i mirë/ Broja e la pas dëmtimin, pritet të grumbullohet për ndeshjen e fundjavës

Armando Broja e ka lënë pas dëmtimin e pësuar në ndeshjen Shqipëri-Angli, ndërsa këtë gjë e konfirmoi trajneri Skot Parker. Në konferencën për shtyp ai pohoi se Broja nuk ka pasur shqetësime dhe është stërvitur me ekipin. Në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Anglisë, krahas humbjes lajmi i keq ishte dëmtimi i sulmuesit Armando Broja, i cili nuk mundi ta vijonte dot përballjen. Të gjithë u shqetësuan për gjendjen e tij, por fatmirësisht nuk ishte diçka serioze dhe këtë gjë e ka konfirmuar trajneri i Burnley Scott Parker në konferencën për mediat. “Shpresoj se Armando do të jetë gati për fundjavë. Gjithçka që ka ardhur duket se është shumë pozitive. Ka qenë në fushë dje dhe sot, të shohim si do të reagojë nesër. Por, për...