Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Federata Italiane e Futbollit në punë për të ndihmuar kombëtaren e Gattuso, përfiton edhe Shqipëria
Serie A dhe Federata Italiane e Futbollit (FIGC) po mbështesin trajnerin Gennaro Gattuso dhe kombëtaren “azzurre” përpara ndeshjeve eliminatore të Kupës së Botës, që zhvillohen në mars. Italia do të luajë në gjysmëfinalet play off me Irlandën e Veriut dhe synohet një përgatitje e mirë për t’u rikthyer në një Botëror. “Liga e Serie A do të bëjë gjithçka që është e mundur për të mbështetur Federatën Italiane të Futbollit dhe ekipin kombëtar, duke i vënë lojtarët në dispozicion trajnerit duke punuar në oraret e ndeshjeve. Do të jetë një burim krenarie për të gjithë nëse Italia arrin në Kupën e Botës“, tha presidenti i Lega Calcio Serie A, Ezio Simonelli. Trajneri Gattuso bëri thirrje për një kamp stërvitor apo një pezullim të Serie A...