Guardiola: Tani nis sezoni i vërtetë, nuk duhet të lëmë pikë rrugës, duke nga nesër me Newcastle

Guardiola: Tani nis sezoni i vërtetë, nuk duhet të lëmë pikë rrugës, duke nga nesër me Newcastle

Pep Guardiola ka lëshuar një thirrje për garën e titullit, duke thënë se sezoni i vërtetë fillon tani. Manchester City do të përpiqet të ndjekë liderët e Premier League, Arsenal, në një periudhë të ngjeshur me ndeshje. Trajneri i City e njohu këtë fundjavë si të rëndësishme në garën për titull, me ekipin e tij që viziton Newcastle. “Ka dy pjesë të sezonit: kur mbaron afati i transferimeve në verë, dhe më pas kur mbaron pushimi ndërkombëtar i nëntorit“, u shpreh Guardiola. “Dhe tani pushimi ndërkombëtar ka mbaruar, tani deri në mars takohemi me njëri-tjetrin çdo tre ose katër ditë me ndeshje. Tani fillon sezoni i vërtetë, i vërtetë. Gjëja e rëndësishme është të jesh në krye ose afër tij”, tha Guardiola. Më tej, trajneri...