Dëmet nga përmbytjet/ Në fshatin Çukë, mbyten 500 krerë bagëti! Dëmtohet fabrika e përpunimit të kërmillit dhe ferma në Maliq..

Dëmet nga përmbytjet/ Në fshatin Çukë, mbyten 500 krerë bagëti! Dëmtohet fabrika e përpunimit të kërmillit dhe ferma në Maliq..

Përmbytjet pas çarjes së argjinaturës së lumit Bistricë në fshatin Çukë kanë sjellë dëme të shumta materiale dhe në bagëti. Mësohet se më shumë se 500 krerë bagëti janë mbytur, ndërsa qindra tonë misër dhe produkte të tjera bujqësore janë dëmtuar brenda magazinave.  Ndërkohë probleme nga përmbytjet ka edhe në Konispol në fushat e Çiflikut, Shkallës, Musit, Xarrës dhe Vrinit të cilat janë nën ujë. Dalja nga shtrati e lumit Pavëll ka përmbytur sipërfaqe të gjera toke dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme tek fermerët.  Reshjet në juglindje, dëmtohet fabrika e përpunimit të kërmillit në Maliq  Situatë e pazakontë reshjesh dhe stuhie kanë qenë orët e para të mëngjesit të kësaj të premte në juglindje të vendit.  Në Maliq, fabrika e përpunimit të kërmillit është përmbytur, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme ekonomike  Kristo Zguri,...