Reali “persekuton” Liverpool, Perez synon një tjetër titullar të kuq, gati oferta në verë

Reali “persekuton” Liverpool, Perez synon një tjetër titullar të kuq, gati oferta në verë

Real Madrid vijon të bezdis Liverpool. Pasi i rrëmbyen në verë një titullar si Alexander-Arnold, për vetëm 10 milionë euro, Perez është vënë në ndjekje të një tjetër lojtari të kuq, këtë herë bëhet fjalë për një mesfushor, Dominik Szoboszlai. Real Madrid nuk po gjen qetësi që pas largimit të dyshes Kroos-Modric, me Perez që mbetet në kërkim të një mesfushori të ri. Në Spanjë, mediat shkruajnë se hungarezi është jo vetëm në majën e listës së dëshirave, por drejtuesit e Realit kanë nisur punën për të përpiluar ofertën e duhur. Këtë herë nuk do të jetë e lehtë që Perez t’i rrëmbejë Liverpool-it një tjetër titullar pasi Szoboszlai ka një kontratë të vlefshme deri në 2028. ()