Yamal nuk i vendos vetes asnjë limit: Dua t’i fitoj gjithçka, trofe ekipor dhe individualë

Yamal nuk i vendos vetes asnjë limit: Dua t’i fitoj gjithçka, trofe ekipor dhe individualë

21 Nëntor 2025 10:44 Alfred Lleshi Lamine Yamal, 18 vjeç, vazhdon të grumbullojë suksese me ritme të mahnitshme. Sulmuesi i Barcelonës mori çmimin prestigjioz “Di Stéfano” nga “MARCA” si lojtari më i mirë i sezonit, duke lënë pas emra si Mbappé, Vinicius dhe bashkëlojtarë si Pedri e Raphinha. Për të, çmimi ka një kuptim kolektiv: “Të gjithë trofetë individualë tregojnë se ka qenë një sezon i madh për ekipin. Për mua është lumturi dhe krenari. Do të vazhdoj të punoj dhe luftoj për të arritur gjëra të tilla”. Rikthimi në “Spotify Camp Nou” këtë të shtunë për ndeshjen kundër Athletic Club do të jetë një mbështetje emocionale dhe sportive e madhe: “Tifozët janë të rëndësishëm. Montjuïc ishte mirë, por nuk ishte ajo që dëshironim. ‘Camp...