Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Flick për kalendarin e ngjeshur para Krishtlindjeve: Nëse luajmë si në Vigo, gjithçka do të shkojë mirë
21 Nëntor 2025 10:53 Alfred Lleshi Hansi Flick, trajneri i Barcelonës, mori çmimin “Miguel Muñoz” si trajneri më i mirë i La Liga-s nga “MARCA”. Ky ishte vlerësim për punën e tij dhe futbollin e ekipit katalanas gjatë sezonit të kaluar. Flick ia dedikoi çmimin të gjithë ekipit: “Është nder i madh, por nuk është vetëm për mua. Lojtarët dhe stafi bënë një punë fantastike, edhe për këtë e fitova trofeun”. Në Spanjë, Flick përshtati filozofinë e tij të bazuar në presion të lartë, posedim, krijim sulmues dhe investim tek talenti i ri, duke rikthyer ndjesitë dhe konkurrencën te Barça. Ai theksoi rëndësinë e rikthimit të disa lojtarëve: “Në pjesën e dytë, kundër Celta në Balaídos luajtëm si një ekip i madh. Tani mund të...