Wardley: Nuk e kuptova vendimin e Usyk për të mos dueluar me mua dhe hequr dorë nga titulli, synon një duel tjetër

Wardley: Nuk e kuptova vendimin e Usyk për të mos dueluar me mua dhe hequr dorë nga titulli, synon një duel tjetër

Boksieri britanik Fabio Wardley u shpreh se ka mbetur i befasuar nga vendimi i ukrainasit Oleksandr Usyk për të hequr dorë nga titulli i peshave të rënda në kategorinë ËBO në vend që ta mbronte atë kundër tij. Wardley mori zyrtarisht titullin kampion të WBO, pas konfirmimit se Usyk se po hiqte dorë nga rripi, pasi u urdhërua të përballej me sfiduesin britanik. Britaniku, ende i pamposhtur, mbante titullin e përkohshëm të kësaj kategorie pas fitores me KO në raundin e 11-të ndaj Joseph Parker, muajin e kaluar. “Nuk e kuptoj këtë vendim të Usyk. Nuk e di çfarë mund të jetë duke planifikuar për veten e tij, dalja në pension, një duel tjetër apo një alternativë tjetër”, tha Wardley. “Po shohim shumë ndryshime me...