VIDEO- Dalin nga shtrati lumenjtë Bistrica dhe Pallva, përmbyten tokat! Izolohen 6 fshatra

VIDEO- Dalin nga shtrati lumenjtë Bistrica dhe Pallva, përmbyten tokat! Izolohen 6 fshatra

Katër barinj janë izoluar në një stallë me dele pasi është çarë argjinatura e lumit Bistrica në fshatin Çukë. Kjo ka sjellë përmbyten e qindra hektarëve tokë bujqësore. Përmbytje ka gjithashtu edhe në Shalës të Konispolit. Lumi Pavlla ka dalë nga shtrati te ura në Vilë. Dalja nga shtrati e lumit ka izoluar 6 fshatra të njësisë administrative Markat. Siç shihet edhe nga pamjet dalja nga shtrati e lumenjve ka sjellë përmbytje të shumta ndërsa uji ka një shpejtësi të madhe duke marrë çdo gjë që i del para.