Përfundon pezullimi i Andrea Agnellit, tani mund të rikthehet aktiv në botën e futbollit

Përfundon pezullimi i Andrea Agnellit, tani mund të rikthehet aktiv në botën e futbollit

21 Nëntor 2025 8:29 Alfred Lleshi Dje, më 20 nëntor, ka përfunduar pezullimi i Andrea Agnellit. Ish-presidenti i Juventusit, i cili ishte pezulluar për 34 muaj, në janar 2023, mund të rikthehet zyrtarisht të ushtrojë funksione operative në futboll. Më 20 janar 2023, në procesin sportiv për “plusvalencat”, Gjykata Federale e Apelit të FIGC e kishte pezulluar 24 muaj nga aktivitetet federale, me kërkesë për zgjerim të ndalimit në UEFA dhe FIFA. Pezullimi u konfirmua më 23 prill, pasi Kolegji i Garancisë së CONI-t rrëzoi ankimimin e tij. Më 10 korrik 2023, në procesin për manovrat e pagave, marrëdhëniet me agjentët dhe partneritetet me klube të tjera, Tribunali Federal Kombëtar i FIGC e pezulloi edhe 16 muaj të tjerë, të reduktuar më pas në 10 muaj...