“Serie A duhet të pezullojë kampionatin para play off-it, kam 3 lojtarë aty, edhe Gattuso do të ishte i lumtur”

“Serie A duhet të pezullojë kampionatin para play off-it, kam 3 lojtarë aty, edhe Gattuso do të ishte i lumtur”

21 Nëntor 2025 9:09 Telesport Trajneri i kombëtares së Turqisë, Vincenzo Montella, kërkon të ketë më shumë ditë në dispozicion për të përgatitur gjysmëfinalet play off të Kupës së Botës 20267, që do të zhvillohen në fund të marsit të ardhshëm. Turqia do të luajë në gjysmëfinale ndaj Rumanisë dhe në rast fitoreje, me fituesin e duelit Sllovaki-Kosovë. “Për të shkuar në Kupën e Botës, duhet të japësh gjithçka kundër kujtdo. Duhet një përgatitje e mirë”, tha Montella. “Kam tre lojtarë në Serie A, ndaj i kërkova Federatës të pezullojë kampionatin të dielën e fundit. Nëse mbërrijnë të hënën, nuk mund të kesh një seancë të mirëfilltë stërvitore deri të mërkurën dhe të enjten ka para-ndeshje”, deklaroi Montella. Ai kërkon t’I vijë në ndihmë edhe...