“Na janë mbushur dhomat me ujë”, përmbyten shtëpi dhe toka në Maliq e Korçë, evakuohen disa familje

“Na janë mbushur dhomat me ujë”, përmbyten shtëpi dhe toka në Maliq e Korçë, evakuohen disa familje

Reshje intensive të shiut që kanë rënë gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar probleme në fshatrat e Maliqit dhe Korçës. A2 CNN raporton se situata më problematike paraqitet në fushën e Maliqit, ku sipërfaqet e përmbytura janë shumë të mëdha. Në fshatin Sovjan janë evakuuar nga forcat e policisë dhe zjarrfikësit disa familje pasi kanalet kulluese kanë dalë jashtë funksionit për shkak të prurjeve të mëdha. “Na janë mbushur dhomat me ujë, plot të treja”, thotë një banore për A2 CNN. Një tjetër banor thotë se i janë përmbytur patatet e qepët. Situata më e rëndë paraqitet edhe në fushën e Korçës, në fshatrat Çiflig, Bulgarec e Lumalas, ku  është përmbytur edhe fusha e aviacionit në Lumalas.