Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
VIDEO-Shpëtoi punëdhënësin nga mbytja/Shqiptari “hero” rrëfen përpjekjet dhe minutat e tmerrit të ngjarjes në Padova
Një ngjarje dramatike është shënuar në Padova, ku një i ri shqiptar, Elton Zefi, u bë hero pasi shpëtoi nga mbytja një të moshuar, që më pas rezultoi të ishte ish-punëdhënësi i tij. Sipas rrëfimit të Zefit në emisionin “ABC-ja e Mëngjesit”, gjithçka ndodhi brenda pak minutash të mbushura me panik dhe vendosmëri, kur ai pa një makinë të fundosur në ujë dhe vendosi të ndërhynte pa hezitim. Ai tregoi se si u fut në automjetin që po zhytej, luftoi me vështirësitë dhe arriti të tërhiqte të moshuarin drejt shpëtimit, duke i shpëtuar jetën në momentet e fundit. “Ngjarja ndodhi dje. Po kthehesha nga puna, pashë një makinë që ishte sipër ujit. Brenda ishte një person i madh në moshë, unë mendova të hyja direkt. U futëm brenda dhe tentuam...