Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Befasuese, Pol Pogba kthehet në fushë pas 26 muajsh mungesë dhe bashkohet me Monakon
Adriatik BALLA Më shumë se dy vjet kishte Pol Pogba që ishte pezulluar nga garat e futbollit pasi u gjet fajtor për përdorim dopingu dhe u pezullua nga VADA, agjencia ndërkombëtare e antidopingut. Në fakt, shumë peripeci kaloi mesfushori francez, i cili atëherë ishte pjesë e Juventusit, por tani ai mund të gëzohet që është kthyer në fushë dhe mund të luajë sërish. Janë vetë mediat sportive që shkruajnë se Pol Pogba pritet të përfshihet në skuadrën e Monakos për ndeshjen ndaj Renes këtë të shtunë, duke shënuar rikthimin e tij në fushë pas 26 muajsh mungesë. Mesfushori francez, 32-vjeçar, nuk ka luajtur që nga 3 shtatori 2023, kur u aktivizua për 28 minuta me Juventusin kundër Empolit. Ky do të jetë debutimi i tij...