Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Detaje nga shorti i “play-off”-it të Botërorit, Shqipëria përballë Polonisë
Adratik BALLA Kombëtarja shqiptare do të përballet me Poloninë në gjysmëfinalen e “play-off”-it të Botërorit 2026. Në shortin e “play-off”-it të hedhur sot në selinë e FIFA-s në Zyrih, goglat pozicionuan Shqipërinë përballë Polonisë. Ky takim do të luhet më 26 mars 2026, ndërsa kuqezinjtë kanë mësuar edhe kundërshtarin e mundshëm për finalen e “play-off”-it. Nëse Shqipëria kalon me sukses Poloninë, në finalen e “play-off”-it që të dërgon në Botërorin 2026 do të luajë ndaj fituesit të çiftit Ukrainë/Suedi. Silvinjo i përmbajtur: Poloninë e njohim e na njeh Kombëtarja shqiptare njohu sot kundërshtarin e fazës “play-off” në shortin e hedhur në selinë e UEFA-s në Zyrih. Polonia është ekipi kundërshtar i fazës gjysmëfinale dhe në rast fitoreje, do të ndeshemi në finale ndaj ekipit fitues...