Sllovaki-Kosovë në Play Off të Botërorit, Skriniar: Nuk do e kemi të lehtë, na duhet ndihma e tifozëve

Sllovaki-Kosovë në Play Off të Botërorit, Skriniar: Nuk do e kemi të lehtë, na duhet ndihma e tifozëve

Sllovakia do të masë forcat në Play Off të Botërorit me përfaqësuesen e Kosovës. Kapiteni i sllovakëve, Milan Skriniar bëri komentin e tij për kundërshtarin, në këtë fazë. “Nga të gjithë katër kundërshtarët ka qenë e vështirë të gjejmë një ekip me më pak kualitet. Të gjitha janë ekipe të balancuara. Kosova ka bërë kualifikime të shkëlqyera dhe nuk do ta kemi lehtë”. “Ambienti në shtëpi padyshim se do të jetë avantazh. Me stadiumin e mbushur plot, ne do të japim 100 për qind nga vetja dhe do të përjetojmë mbrëmje magjike”. “Bashkë me tifozët tanë, do të shkojmë afër arritjes së synimit të madh që kemi. Shihemi në mars”.