Vendim kyç për të ardhmen e Vinicius Junior, te Real Madrid nuk presin dot më

Vendim kyç për të ardhmen e Vinicius Junior, te Real Madrid nuk presin dot më

20 Nëntor 2025 22:41 Telesport E ardhmja e Vinicius Junior vazhdon të mbetet ende e pasigurt. Edhe pse janë publikuar raporte të ndryshme javët e fundit që sugjerojnë se lojtari do të largohet nga Real Madridi gjatë verës së ardhshme, drejtuesit e klubit madrilen ende nuk e kanë përjashtuar mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje mes palëve për rinoviminin e kontratës, e cila skadon në qershorin e vitit 2027. Sipas “OK Diario”, Real Madridi është ende duke punuar për rinovimin e kontratës së tij. Megjithatë, klubi është i qartë se nuk do të kompromentojë gjendjen financiare në asnjë rrethanë. Prandaj, nuk do ta rrisë pagën e brazilianit përtej asaj që është e arsyeshme dhe as nuk do t’i paguajë një bonus për zgjatjen e kontratës...