Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Rrezik përmbytjeje në Vjosë, kuota arrin 8 metra, kapaciteti mbi maksimalen
Situata përgjatë shtratit të lumit Vjosë mbetet kritike, pasi niveli i ujit ka arritur kuota shqetësuese, duke rrezikuar përmbytje të mëtejshme. Sipas raportimeve të RTSH 24, kuota aktuale e lumit Vjosë është 8 metra, duke arritur kapacitetin mbi maksimal. Nëse prurjet vazhdojnë me këto ritme, ekziston rreziku real që të preken dhe të përmbyten banesa të tjera në zonat rreth lumit. Deri më tani, është zgjeruar ndjeshëm sipërfaqja e tokave bujqësore, të cilat tashmë janë nën ujë. Megjithatë, një shenjë lehtësimi vjen nga prurjet e sipërme të lumit. Prurjet në zonat e Memaliajt dhe Përmetit kanë shfaqur një tendencë në ulje, duke lënë të shpresohet për një stabilizim të situatës në vijim. Autoritetet mbeten në gatishmëri të plotë për të monitoruar situatën orë pas ore...