Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
A mund të jetë PDK e Hamzës më bashkëpunuese me LVV-në?
Kosova po i mban zgjedhjet e radhës më 28 dhjetor. Dallimi i vetëm i madh deri më tani, në krahasim me zgjedhjet e 9 shkurtit, është që në krye të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) – subjektit të dytë më të madh politik në vend – është një figurë tjetër, që deklaron se s’ka vija të kuqe për askënd. Ngjitja e Bedri Hamzës në këtë pozitë është duartrokitur edhe nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti. A po i çojnë ata sinjale njëri-tjetrit? Sido që të jetë, ky është tashmë realitet definitiv për Kosovën, pas vendimit të presidentes së vendit, Vjosa Osmani, për shpërndarje të Kuvendit dhe caktimit të 28 dhjetorit si datë për mbajtjen e procesit të ri zgjedhor. Partitë që patën vende...