E duan në Rusi, Thiago Motta refuzon sërish. Juventus vazhdonë të paguajë ende “faturën” e ish-trajnerit

E duan në Rusi, Thiago Motta refuzon sërish. Juventus vazhdonë të paguajë ende “faturën” e ish-trajnerit

20 Nëntor 2025 20:27 Telesport Pas largimit të Dejan Stankovic, Spartak Moscow është në kërkim të një trajneri të ri. Klubi rus i ka dërguar një ofertë zyrtare Thiago Motta-s, por ka marrë përgjigje negative, sipas asaj që raporton Tuttosport. Nuk është hera e parë që Thiago Motta refuzon ofertën për t’u rikthyer si trajner pas shkarkimit nga Juventus gjatë sezonit të kaluar. Gjatë verës Motta refuzoi edhe ofertat e Monaco, Bayer Leverkusen dhe pak kohë më parë atë të Real Sociedad. Edhe pse është i “papunë” që nga prilli i sezonit të kaluar, Thiago Motta vazhdon të paguhet rregullisht nga Juventus dhe kjo gjë duket se do të vazhdojë deri në fund të kontratës, që është në qershor të vitit 2027. Paga e Motta-s...