Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Silvinjo nuk i besoi/ Reagon Daku: Durimi është vlerë…
Sulmuesi i Kombëtares, Mirlind Daku, nuk mori asnjë minutë në dy duelet e fundit kualifikuese të Botërorit, ndaj Anglisë dhe Andorrës, duke i ndjekur nga stoli. Pavarësisht kësaj situate aspak të këndshme për të, 27-vjeçari, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, teksa ka ndarë me fansat dy foto nga stërvitja me Rubin Kazanin, ka shkruar: Durimi është vlerë, për këtë kurrë nuk ngutemi! Një postim ky që me shumë gjasa është i lidhur me mungesën e minutave me fanellën kuqezi. Kujtojmë që Daku është një nga lojtarët më të rëndësishëm te skuadra ruse e Rubin Kazan, ku në 15 ndeshje në kampionat ka shënuar 8 gola.